Situatë e vështirë për Ernest Muçin te Legia, tifozët sulmojnë autobusin

Situatë e vështirë për Ernest Muçin te Legia, tifozët sulmojnë autobusin

09:07, 16/12/2021

Situata te klubi i Legias së Varshavës ku aktivizohen Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka, si dhe lojtari i Kombëtares së Kosovës Lirim Kastrati, sa vjen edhe përkeqësohet.

Pas humbjes së kësaj fundjave, Legia renditet në vendin e fundit në kampionat, pas 16 javësh të luajtura.

Kujtojmë që dihen synimet e këtij ekipi pasi sezonin që kaloi u shpallën kampionë.

Kjo gjë ka sosur edhe durimin e tifozëve që kanë sulmuar autobusin e lojtarëve gjatë kthimit për te qendra stërvitore.

Një grup personash kanë ndalur autobusin dhe kanë hyrë në të duke tentuar të sulmojnë fizikisht disa lojtarë.

Ndërhyrja e shpejtë e policisë ka sjellë edhe shpërndarjen e turmës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco