Ironia e Moratit: Sa keq që Interi nuk luan dot me Juven në Champions, do ta kishte të lehtë

Ironia e Moratit: Sa keq që Interi nuk luan dot me Juven në Champions, do ta kishte të lehtë

22:58, 10/12/2021

Interi siguroi kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League.

Në lidhje me kundërshtarët e mundshëm të zikaltërve ka folur dhe ish-presidenti, Masimo Morati.

Në përurimin e librit të tifozit legjendar të Interit, Pepino Prisko, Morati ka ironizuar në lidhje me kundërshtarin e radhës.

“Nuk e di se cilin kundërshtar do të zgjidhja. Ndoshta Lilën apo Ajaksin. Është mëkat që nuk luajmë kundër Juventusit sepse do të ishte më e lehtë”.

Megjithatë në raundin tjetër Interi nuk mund të përballet me Juventusin, sepse rregullorja thotë që në fazën e 1/16 nuk mund të ndeshen dy ekipe që vijnë i njëjti vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco