VIDEO/ Ferdinand kritikon treshen e sulmit të PSG-së: Nuk fitohen tituj kështu

VIDEO/ Ferdinand kritikon treshen e sulmit të PSG-së: Nuk fitohen tituj kështu

09:16, 26/11/2021

Ish-futbollisti dhe eksperti aktual Rio Ferdinand kritikoi tre yjet e PSG-së pas humbjes ndaj Manchester City (1-2) në Etihad Stadium”, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Grupit A të Ligës së Kampionëve.

PSG ka gjithçka, një ekip të madh dhe fuqi të madhe financiare, por padyshim që nuk luan si një ekip kompakt. Këtë e ka vënë re Ferdinand me shembullin e tre yjeve të klubit, Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe, të cilët nuk ndihmojnë pjesën tjetër të skuadrës në detyrat mbrojtëse, por qëndrojnë larg asaj që po ndodh.

"Unë kurrë në jetën time nuk kam lejuar diçka të tillë kur kam luajtur. Skuadrat më të mira nuk e lejojnë këtë. Nuk mund të mohohet madhështia dhe talenti që kanë tre lojtarët, por të fitosh trofe të mëdhenj nuk mund ta lejosh këtë. Pavarësisht nëse je lojtar apo trajner, duhet të kërkosh më shumë nga ta”, tha Ferdinand.

@midsizemist PSG…#football #bt #btsport #clips #rio #ferdinand #legend #psg #mancity #famous #fifa ♬ original sound - MidsizeMist

Pavarësisht humbjes, PSG kaloi në fazën e 1/16-të të Champions League, pasi u renditën të dytët në grup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco