Pedri i pafat, dëmtohet sërish, ja sa do të mungojë

Pedri i pafat, dëmtohet sërish, ja sa do të mungojë

21:54, 19/11/2021

Nuk ka paqe në këtë sezon për një nga talentet më të mëdha të Euro 2020. Bëhet fjalë për mesfushorin e Barcelonës Pedri i cili vazhdon të pësojë dëmtime të njëpasnjëshme. Mesfushori i Barcelonës i cili shkëlqeu me Spanjën në Europianin e verës së shkuar, po qëndron në bokse që prej 15 shtatorit dhe rikthimi i tij në fushë do të shtyhet edhe më një tjetër muaj për shkak të një lëndimi që 18-vjeçari ka pësuar në këmbën e majtë në momentin që po rikuperohej nga dëmtimi i mëparshëm.

Pedri është shumë i rëndësishëm për Barcelonën dhe trajneri i ri Xavi beson shumë tek aftësitë e mesfushorit spanjoll i cili do të rikthehet në dispozicion të Barcelonës vetëm pak ditë para Krishtlindjes ndërkohë që në këtë sezon është aktivizuar në vetëm 2 ndeshje me Barçën në La Liga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco