Trajner i Manchester United? Rodgers u përgjigjet thashethemeve

Trajner i Manchester United? Rodgers u përgjigjet thashethemeve

19:49, 18/11/2021

I përfolur nga mediat të ndryshme angleze, si një ndër kandidatët kryesor për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer në krye të Manchester United, Brendan Rodgers, me kontratë me Leicester City deri në qershor 2025, u përgjigj shumë prerë pyetjes në lidhje me këtë çështje në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të enjte.

 

“Së pari, është vërtet mungesë respekti nga ana juaj të bëni pyetjen kur ka një menaxher. Një trajner punëtor dhe një djalë i mirë, i cili është në krye të klubit. Nuk mund të komentoj asgjë që nuk është e vërtetë. Unë jam trajner i Leicester City. Jam krenar që jam këtu, ndihem i privilegjuar dhe i përfshirë plotësisht në projektin e klubit, përkrah lojtarëve. Kjo është e gjitha. E gjithë zhurma përreth është diçka që ne nuk mund ta kontrollojmë,” tha Rodgers.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco