Superliga/ Tirana shkëputet në krye, Partizani më në fund gjen fitoren

Superliga/ Tirana shkëputet në krye, Partizani më në fund gjen fitoren

18:11, 07/11/2021

Ndeshjet e të dielës në Kategorinë Superiore kanë kthyer dy skuadra si protagoniste.

Laçi dhe Partizani me fitoret e sotme kanë bërë hapa të rëndësishëm për të qenë edhe ata në garë për objektivin minimal të edicionit, pjesëmarrjen në Kupat e Europës duke mos humbur kontaktin me ekipet më lart.

Laçi mundi 2-0 Teutën dhe tani është vetëm 1 pikë pas durrsakëve, të cilët mbajnë aktualisht vendin e tretë në renditje.

Ndërkohë, Partizani ngjitet në kuotën e 8 pikëve, 4 pikë larg Europës, por shpreson që distancën me grupin e skuadrave që luftojnë për ato pozita ta ngushtojë që në javën e ardhshme kur ka disa duele direkte.

Ndërkaq, pritet ndeshja e të hënës mes Egnatias dhe Vllaznisë e cila do të jetë përcaktuese për klasifikimin, pasi një fitore mund të katapultojë cilëndo prej këtyre dy ekipeve në grupin e atyre që pretendojnë që në verën e ardhshme të përfaqësohen në arenën ndërkombëtare.

Renditja kryesohet nga Tirana, e cila fitoi derbin me Dinamon 4-0, teksa u favorizua edhe nga humbja e Kukësit me Skënderbeun, duke thelluar diferencën e pikëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco