Tirana me dy mungesa të rëndësishme në derbin me Dinamon

Tirana me dy mungesa të rëndësishme në derbin me Dinamon

13:33, 01/11/2021

Tirana do të përballet dy herë brenda javës me Dinamon, të mërkurën për Kupën e Shqipërisë dhe në fundjavë për llogari të kampionatit.

Ekipi bardheblu do të kërkojë të vijojë ecurinë pozitive të shtatë javëve të para dhe njëkohësisht të mbrojë kreun, mirëpo trajneri Orges Shehi do të duhet të bëjë llogarinë me dy mungesa të rëndësishme.

Kjo pasi sfida me Vllazninë ka lënë pasoja duke qenë se Majkëll Ngo dhe Ardit Toli nuk do të jenë të disponueshëm.

I pari ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë, ndërsa i dyti nuk i shpëtoi ndëshkimit me karton të kuq.

Si pasojë asnjë prej tyre nuk mund të aktivizohet dhe të kontribuojë për Tiranën në këtë javë.

Megjithatë, në kampin kryeqytetas mund t’i gëzohen rikthimit të Filip Najdovskit, i cili do të marrë vendin e tij në mesfushë teksa në ndeshjen ndaj shkodranëve mungonte për arsye se u ndëshkua me të kuq në derbin ndaj Partizanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco