VIDEO/ Tifozët plagosin me armë zjarri trajnerin, lojtarët  largohen të tmerruar nga fusha

VIDEO/ Tifozët plagosin me armë zjarri trajnerin, lojtarët largohen të tmerruar nga fusha

11:57, 01/11/2021

Tifozët e ekipit Huracan La Heras kanë qëlluar me armë zjarri trajnerin kundërshtar gjatë një përleshjeje në një ndeshje të kategorisë së tretë të futbollit në Argjentinë.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale shfaqin çastet kur lojtarët e Huracane dhe ata të ekipit kundërshtar Ferro de Generali Pico ia mbathin nga fusha me të katra dhe tifozët fshihen pas mureve, pasi u dëgjuan të shtëna armësh në provincën Mendoza.

“Romero (trajneri) është mirë dhe jashtë rrezikut për jetën”, shkroi Ferro në Twitter.

Ndeshja e Federal A League u pezullua në fund të pjesës së dytë kur Huracan po fitonte 3-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco