Pioli flet për titullin: Milani i fortë, por Interi është favorit

Pioli flet për titullin: Milani i fortë, por Interi është favorit

09:09, 01/11/2021

Milani dje u bë skuadra e katërt në historinë e Serisë A që fiton 10 nga 11 ndeshjet e para të kampionatit, ndërkohë që renditet e dyta në historinë e futbollit italian që fiton 15 transferta në një vit kalendarik.

Shifra mund të përmirësohet, por Stefano Pioli predikon për qetësi, siç u pa edhe në konferencën e djeshme për shtyp pas suksesit ndaj Romës.

“Kam katër mesfushorë të një niveli të madh, plus Krunic. Kam mundësinë t’i bëj pak më shumë rotacion, sepse të luash me këto ritme nuk është e lehtë. Duhet të vazhdojmë kështu. Në disa momente jemi ata që bëjnë lojën, në disa mbrohemi, në të tjera i rregullojmë gjërat.

Kartoni i kuq i Teos na i komplikoi gjërat, por shtrënguam dhëmbët dhe e çuam fitoren në shtëpi kundër një kundërshtari të vështirë që nuk kishte humbur kurrë në ‘Olimpico'.

Nuk e di sa superiorë jemi, por ky kampionat ka ekipe shumë të forta. Interi është favorit, Napoli është shumë i fortë dhe nuk mendoj se Juve është jashtë loje. Sivjet jemi më të vetëdijshëm se jemi një ekip i fortë që mund të luajmë me mentalitetin tonë, jemi të bindur se mund të fitojmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco