Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Mourinho dënon Kumbullën, e lë në tribunë për ndeshjen me Napolin

Mourinho dënon Kumbullën, e lë në tribunë për ndeshjen me Napolin

12:01, 24/10/2021

Trajneri i Romës, Jose Mourinho është mjaft i zemëruar me lojtarët e tij pas humbjes turpëruese 1-6 me Bodo/Glimt.

Tekniku portugez është nxehur keq në dhomat e zhveshjes me futbollistët, duke i sulmuar drejtpërdrejtë disa prej tyre (emrat nuk bëhen të ditur): “Mes jush ka disa që nuk do të luanin as këtu në Norvegji, madje as në Serie. B. "

Mirëpo, Mourinho nuk është ndalur me kaq pasi vazhdon që të habisë të gjithë opinionin sportiv. Këtë herë portugezi ka marrë një tjetër vendim që rëndon më shumë gjendjen psikologjike të lojtarëve.

Moyoral, Calafiori, Diaëara, Kumbulla dhe Villar do të jenë në tribunë, duke mos u ulur as në stol kundër Napolit.

Ky vendim i zbardhur nga mediat italiane vjen pas fjalëve të Mourinhos: “Në stol nuk do të shihni më lojtarë të dobët, por 18, 19 vjeç”, u shpreh portugezi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco