Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Luhet El Clasico e 246 në histori/ Barcelona - Real Madrid, formacionet e mundshme

Luhet El Clasico e 246 në histori/ Barcelona - Real Madrid, formacionet e mundshme

10:11, 24/10/2021

Ditë e pasur me emocione për adhuruesit e futbollit. Manchester United dhe Liverpool do të kryqëzojnë shpatat në “Old Trafford”, ndërsa Inter  - Juventus dhe Marseille dhe Paris Saint-Germain zhvillojnë përballjet e tyre të para për këtë sezon në Serie-A dhe Ligue 1. Por kjo nuk është e gjitha. Në Spanjë, Barcelona dhe Real Madrid luajnë “El Clasico-n”në Camp Nou! Një sfidë që pritet me padurim në mbarë botën, sidomos këtë vit.

Me një situatë të komplikuar financiare dhe një Ronald Koeman të kërcënuar para ndeshjeve të kombëtareve, Barça ka mundësinë e artë të dërgoi një mesazh në rast fitoreje ndaj armikut nga Madridi. Të shtatët në kampionat me dy pikë pas kundërshtarëve të ditës, bluagranët kanë gjithashtu mundësinë t'i kalojnë në renditje dhe të arrijnë fitoren e tretë radhazi brenda një jave në të gjitha kompeticionet.

Pavarësisht fitores 5-0 në Champions League, madilenët vijnë nga dy ndeshje të pasuksesshme në La Liga. Prandaj pritet një reagim në kampionat nga djemtë e Ancelotti-t.

Për të arritur sërish fitoren këtë javë, Ronald Koeman e nis me një 4-3-3 me Ter Stegen në portë. Në mbrojtje, Mingueza preferohet para Sergi Robertos në krahun e djathtë, me Eric Garcia, Pique dhe Jordi Alba që plotësojnë katërshen. Pak përpara, Busquets bën “rojtarin” me Frenkie de Jong dhe Gavi-n që qëndrojnë pak mbi të. Në sulm, tekniku holandez ka preferuar të aktivizojë amerikanin Dest së bashku me Depay-n dhe Ansu Fati.

Në anën tjetër, Carlo Ancelotti pritet të luaj me të njëjtën skemë taktike me Courtois në portë. Për pozicionin e krahut të djathtë, Nacho dhe Vazquez janë në balotazh, ndërsa pjesa tjetër e mbrojtjes përbëhet si zakonisht nga Militao, Alaba dhe Ferland Mendy. Mesfushën normalisht e përbëjnë Modric, Casemiro dhe Kroos. Përpara, sulmuesi francez Benzema është prezent në fushë me Vinicius Jr në të majtë dhe Rodrygo në të djathtë.

 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco