Sarri flet me superlativa për Marsejën, aktivizon si titullar Strakoshën

Sarri flet me superlativa për Marsejën, aktivizon si titullar Strakoshën

12:02, 21/10/2021

Sot, në 18:45, Lacio do të presë Marsejën për ndeshjen e tretë të vlefshme për grupet e Ligës së Europës.

Vëmendja e trajnerit, Maurizio Sarri, shkon te sfida e sotme ndaj Marsejës. Sarri në një konferencë për shtyp u shpreh se i druhet francezëve, por sidomos sulmuesit të tyre, Milik.

“Marseja ka forcë, cilësi dhe mund të na ndëshkojë në çdo moment. Duhet kujdes, sidomos në markimin e Milikut, i cili i njeh mirë dinamikat tona.

Pavarësisht situatës, besoj që kalendari është armiku ynë më i madh. Me kaq shumë ndeshje nuk ma merr mendja se mund të synojmë Ligën e Evropës.

Vështirësitë e futbollit italian janë të shumta e nuk e krahasojmë dot me realitete si Anglia. Do të ishte njësoj si të vinim në peshore basketbollin italian dhe atë amerikan. Krahasimi nuk qëndron”, përfundoi tekniku lacial i cili do të aktivizojë sot nga minuta e parë edhe Thomas Strakoshën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco