Barcelona ka shfaqur interes, Manchester City vendos çmimin për Raheem Sterling

Barcelona ka shfaqur interes, Manchester City vendos çmimin për Raheem Sterling

19:52, 20/10/2021

Në vështirësi të madhe që pas largimit të Lionel Messit tek PSG, pavarësisht afrimeve të Memphis Depay apo Sergio Aguero, Barcelona dëshiron me çdo kusht të përforcohet në sulm gjatë merkatos së ardhshme. Ndër objektivat e Ronald Koeman dhe drejtuesve të Barçës është Raheem Sterling, anësori i Manchester City.

Trajneri i City-t, Pep Guardiola, foli mbi dëshirën e sulmuesit të tij për t’u larguar, teksa u shpreh se është i hapur për çdo lloj vendimi të lojtarit.

Sipas informacioneve të “Marca-s” , kampionët në fuqi të Anglisë e vlersojnë futbollistin e tyre me numër 7 rreth 80 milionë euro.

 Kur e dimë se blaugranët do të kenë pak hapësira ​​për manovrim janarin e ardhshëm (një zarf prej afro 20 milionë eurosh përmendet për merkaton), është e vështirë të imagjinohet se Raheem Sterling do të veshë fanellën e Barcelonës në Spanjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco