Alex Frei, emri më i ri për drejtimin e Kosovës

Alex Frei, emri më i ri për drejtimin e Kosovës

12:42, 15/10/2021

Federata e Futbollit të Kosovës është vënë në kërkim të trajnerit të ri pasi u nda me Bernard Challandesin.

Në dy ditët e fundit kanë qarkulluar emra të shumtë të mundshëm për ta marrë në dorë ekipin kombëtar.

Trajneri i fundit që i është shtuar listës është Alex Frei.

Mediumi i njohur zviceran “Blick” në versionin e tij online shkruan se ish-futbollisti i njohur zviceran mund të emërohet selektor i ri i Kosovës.

Legjenda e Baselit dhe e Kombëtares së Zvicrës aktualisht e drejton ekipin FC Ëil në Challenge League të shtetit helvetik.

Gjithnjë sipas mediumit zviceran, edhe Martin Andermatt është një tjetër kandidat.

59 vjeçari e ka marrë vendin e Murat Yakin në FC Schaffhausen në mes të muajit shtator.

Gjithashtu, kandidatë të tjerë janë edhe britaniku John Gregory dhe slloveni Primoz Gliha.

Po ashtu, kanë qarkulluar edhe emrat e trajnerëve si Felix Magath, Roberto Carlos, Gianni de Biasi e Ëalter Zenga

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco