Tronditëse/ Vritet me thikë në bark medalistja e Kampionatit Botëror

Tronditëse/ Vritet me thikë në bark medalistja e Kampionatit Botëror

15:50, 13/10/2021

Medalistja e dyfishtë në Kampionatin Botëror të Atletikës, Agnes Jebet Tirop u gjend e vdekur në shtëpinë e saj në Kenia.

Atletja 25 vjeçare fitoi bronzin në Kampionatin Botëror 2017 dhe në 2019 në 10.000 metra. Në gusht të këtij viti, Tirop zuri vendin e katërt në 5000 metra në Lojërat Olimpike të Tokios.

Tirop u gjend e vdekur në shtëpinë e saj në qytetin e Iten dhe lajmi u konfirmua nga kreu i Federatës Keniane të Atletikës, Barnab Korir.

Mediat raportojnë se Tirop u godit për vdekje me thikë në bark. Sipas informacioneve të para, autori i vrasjes është burri i saj, por policia ende nuk e ka konfirmuar këtë.

Vrasja e Tirop tronditi mediat në vendin e saj, veçanërisht sepse ndodhi në një kohë kur priteshin rezultatet më të mira në karrierë. Vetëm dy muaj më parë, ajo garoi në Lojërat Olimpike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco