Lajmi i fundit

LIVE/ Seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë

Garë për të luajtur përkrah Rrahmanit në mbrojtjen e Kosovës

Garë për të luajtur përkrah Rrahmanit në mbrojtjen e Kosovës

10:45, 06/10/2021

Fidan Aliti e Mirlind Kryeziu luajnë përkrah njëri-tjetrit në mbrojtjen e Zurichut. Skuadra zvicerane luan me tre lojtarë në vijën e fundit, ndërsa këtë edicion dy prej tri vendeve janë të rezervuara për lojtarët e Kosovës.

Ndryshe qëndron situata në Përfaqësuesen e Kosovës. Kosova kryesisht luan me katër lojtarë në vijën e fundit, dy mbrojtës të qendrës dhe dy anësorë. Njëra pozitë në qendër është “e rezervuar” për Amir Rrahmanin, mbrojtësin e Napolit. Dhe, për pozitën tjetër gara tashmë është goxha e fortë.

Fidan Aliti ka qenë partneri më i shpeshtë i Rrahmanit në qendër të mbrojtjes. Por, në ndeshjen e kaluar situata ndryshoi. Në vend të Alitit, përkrah Rrahmanit u aktivizua Betim Fazliji.

 

Fazliji, po ashtu, paraqitet në kampionatin helvetik. Shquhet për stabilitetin që shfaq në vijën e fundit të St. Gallenit. Në fakt, Fazliji 22-vjeçar, deri vonë ka luajtur mesfushor qendror. Por, edicionin e kaluar u kthye në vijën e fundit dhe ka gjetur veten aty.

Në ndeshjen ndaj Spanjës, më 8 shtator, kapiteni Rrahmani përkrah e kishte Fazlijin. Krahun e djathtë e mbuloi Florent Hadërgjonaj, ndërsa të majtin Mërgim Vojvoda. Aliti e Kryeziu ishin në stol. Më 5 shtator ndaj Greqisë, Rrahmani formoi dyshen e qendrës së mbrojtjes me Alitin, që në minutën e 78-të u zëvendësua nga Fazliji. Më 2 shtator ndaj Gjeorgjisë, Rrahmani e Aliti e kompletuan ndeshjen në qendër të mbrojtjes.

Nuk ka pasur vërejtje të mëdha për paraqitjen e mbrojtësve të qendrës për tri ndeshjet e shtatorit. Por, vendimi i përzgjedhësit Bernard Challandes për ndryshim për ndeshjen e fundit, vlerësohet se është shenjë që ndryshime mund të ketë edhe për ndeshjet e ardhshme me Suedinë dhe Gjeorgjinë.

Aktualisht, qendra e mbrojtjes vlerësohet reparti më i kompletuar te Kosova. Konkurrenca është e madhe për një pozitë.

Mirlind Kryeziu, që po shfaq vlera te Zuerichu, ka debutuar ndaj Gjeorgjisë. Por, është aktivizuar vetëm në minutën e 94-t në vend të Valon Berishës.

David Domgjoni i Luzernit është një tjetër lojtar që mund të mbulojë qendrën e mbrojtjes. Por ai, aktualisht, vlerësohet pas tre lojtarëve të tjerë të kampionatit helvetik në “hierarki”.

Ibrahim Dresheviqi luan, po ashtu, në qendër të mbrojtjes në nivel klubesh. Pasi te Kosova ky repart është i mbipopulluar, Dresheviqi është zhvendosur në pozitën e mesfushorit defanziv.

Tjetër kandidat për paraqitje në qendër mund të vlerësohet Lirim Kastrati. Megjithatë, mbrojtësi i Ujpeshtit hungarez, mbulon edhe krahët.

Dukshëm më e zbehtë është konkurrenca për mbrojtës të krahut. Mërgim Vojvoda e Florent Hadërgjonaj janë mbrojtës të djathtë në skuadrat e tyre. Kurse te Kosova së fundi i kanë mbuluar dy krahët, në mungesë të opsioneve për krahun e majtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco