Degjeneron situata në Shkodër, pallati i sportit shndërrohet në arenë përleshje

Degjeneron situata në Shkodër, pallati i sportit shndërrohet në arenë përleshje

17:52, 20/09/2021

Finalja e kampionatit kombëtar të boksit që u mbajt të shtunën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër u ndërpre për rreth një orë për shkak të përplasjes mes tifozëve dhe trajnerit.

Gjithçka nisi pas ndeshjes së peshës 75 kg mes Arjon Kajoshit të Vllaznisë dhe Alban Beqirit të Tiranës, duel që përfundoi me rezultatin 2-1 për Kajoshin.

Ky rezultat nuk u pranua nga trajnerët dhe tifozët e Tiranës të cilët u afruan te tifozët dhe familjarët e Kajoshit, ku pas përplasjes verbale më pas të gjithë u përfshinë në këtë sherr.

Grushtet u zhvendosën nga ringu në parket, ku fillimisht trajneri i Tiranës Sead Bushati u godit nga tifozët, ndërsa pallati i sportit u shndërrua në arenë për përleshjen masive. Një organizim i eventit nga ana e Federatës Shqiptare të Boksit që linte për të dëshiruar, teksa mungonin rojet e sigurisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco