VIDEO/ Hajdutët i grabisin shtëpinë futbollistit të Chelsea, mes tyre dhe medaljen e Champions League

VIDEO/ Hajdutët i grabisin shtëpinë futbollistit të Chelsea, mes tyre dhe medaljen e Champions League

16:54, 16/09/2021

Chelsea arriti të mposht Zenitin me rezultat 1 – 0, por mesa duket jo gjithçka ka qenë mirë për futbollistin anglez, James.

Hajdutët i kanë hyrë në shtëpi ku i kanë vjedhur medaljet e Ligës së Kampionëve, Superkupës dhe të argjendtën e Kampionatit Evropian.

“Në mbrëmjen e 14 shtator 2021 kur isha duke luajtur për klubin në rikthimin e Ligës së Kampionëve, një grup i hajdutëve më kanë hyrë në shtëpi”.

“Ata arritën të marrin disa gjëra të rënda për mua personale në makinën e tyre. Ata morën medaljet e Ligës së Kampionëve, Superkupës së Evropës dhe të argjendtën e “Euro 2020”.

“Këto medalje u fituan derisa përfaqësoja Chelsean dhe Anglinë, ndere që askush nuk mund t’i marrë nga unë, pavarësisht që nuk kam medaljet fizike për të dëshmuar”.

“Jam duke kërkuar nga tifozët e Chelsea dhe Anglisë të më ndihmojnë t’i gjejë këta individë që nuk do pushojnë lehtë, ngase provat do i ndjekin”.

“Policia, këshilluesit e mi dhe Chelsea janë prapa meje. Ne jemi duke iu afruar. Fatmirësisht askush nuk ishte kur hynë në shtëpi, por dua t’iu tregojë se jam mirë. E vlerësojmë vërtet t’iu them të gjitha keqkuptimet dhe shpresojmë t’i kapim se bashku këta individë dhe të dërgojmë në drejtësi, aty ku duhet”, shkroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco