Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Owen: PSG është më e dobët me Messin, katër ekipet angleze janë...

Owen: PSG është më e dobët me Messin, katër ekipet angleze janë...

13:35, 16/09/2021

Ish -fituesi i Topit të Artë Michael Owen u shpreh se Paris Saint Germain është ekip më i dobët pas ardhjes së Lionel Messit.

Mbrëmë patëm rastin të shohim për herë të parë treshen e shumëpritur të sumit të PSG-së, e cila përbëhej nga Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe, por gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej nga parisienët, duke u ndalur në barazim në sfidën ndaj Club Brugge (1: 1).

Ka shumë që kritikuan lojën dhe rezultatin e PSG pas ndeshjes, dhe Michael Owen shkoi më larg se të tjerët.

Image

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2001 tha se PSG ishte më e dobët me Messin.

"Sado që jemi magjepsur nga këta tre sulmues të mëdhenj, të cilët si individë janë fenomenalë, më duket se sulmi është më i dobët kur luajnë Messi, Neymar dhe Mbappe. Nuk e kuptoj pse shihen si një ndër favoritët në Ligën e Kampionëve. Mendoj se të katër ekipet angleze janë shumë më lartë," tha Owen për BT Sport.

Owen shtoi se afrimi i Gianluigi Donnarumma dhe Sergio Ramos i solli PSG një shans shumë më të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve sesa nënshkrimi me Messin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco