Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Legjenda e Interit: Lukaku preu në besë tifozët, dha premtime që nuk i mbajti

Legjenda e Interit: Lukaku preu në besë tifozët, dha premtime që nuk i mbajti

19:33, 15/09/2021

Tifozëve të Interit ende u dhemb largimi i Romelu Lukakut pasi belgu ishte si lider në skuadrën zikaltër.

Me 47 gola në 72 paraqitje, Interi ishte e sigurte për të ardhmen e sulmin, por oferta e çmendur e Çelsit ndryshoi gjithçka. Transferimi në Londër i kushtoi Abramoviçit 115 milionë euro, me Interin që afroi Xhekon dhe Korrean për të zëvendësuar bomberin belg.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak as ish-sulmuesit të Interit, Diego Milito. Argjentinasi shpërthye me zikaltrit në sezonin 2009-2010 duke fituar tripletën me fanellën e Interit. Në një intervistë për ‘’Gazzetta Dello Sport’’, Milito u shpreh se Lukaku nuk e mbajti premtimin dhe zhgënjeu shumë tifozët.

‘’Është një gjë që nuk duhet bërë kurrë, premtimet që s’i mbani. Një lojtar si Lukaku, i cili dha shumë, mund të vendosë të shkojë diku tjetër, por tifozët janë të zhgënjyer pikërisht nga premtimet që bëri për fanellën e zikaltërve’’, ishin fjalët e Militos drejtuar belgut

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco