Laporta i zhgënjyer me ekipin: Ju kërkoj ndjesë tifozëve, duroni sepse...

Laporta i zhgënjyer me ekipin: Ju kërkoj ndjesë tifozëve, duroni sepse...

17:18, 15/09/2021

Pas kritikave të ashpra në mediat sociale, Juan Laporta vendosi t’u drejtohet menjëherë tifozëve të Blaugrana, duke kërkuar merita të kohës dhe besim tek administrata e re, në mënyrë që të zgjidhen problemet sa më shpejt, ndërsa theksoi se situata aktuale është diçka që ai dhe bashkëpunëtorët e tij e parashikuan pas zgjedhjes së tyre.

“Unë jam po aq i zhgënjyer dhe i mërzitur sa të gjithë ju. Më duhet t’ju them se ajo që po ndodh është një nga situatat që kemi pritur. Kërkoj durimin tuaj dhe vazhdoni të mbështesni ekipin tonë. Gjithashtu kërkoj besimin tuaj tek ne, njerëzit që drejtojnë klubin. Ne kemi nevojë për besimin dhe kohën tuaj dhe mos dyshoni se ne do ta zgjidhim këtë situatë. Faleminderit shumë, rroftë Barça ”- tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco