Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rummennige: Barcelona pa Mesin ka humbur shpirtin, ata po kalojnë kohë të vështira

Rummennige: Barcelona pa Mesin ka humbur shpirtin, ata po kalojnë kohë të vështira

16:50, 15/09/2021

Ish-shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se mungesa e Lionel Messit bëri që Bayern Munich t’ia nxjerrë shpirtin Barcelonës të martën në Ligën e Kampionëve.

Bayerni e mundi lehtësisht 3:0 Barcelonën në ndeshjen e tyre hapëse në grup në Ligën e Kampionëve në Camp Nou, falë dy golave nga Robert Leëandoëski dhe Thomas Muller

Gjiganti gjerman e mbizotëroi plotësisht Barçën midis Camp Nou, duke mos i dhënë asnjë mundësi. Katalonasit u duken të humbur në fushë dhe pa ndonjë zgjidhje.

Barcelona nuk e pati asnjë goditje në kornizën e portës së Manuel Neuer dhe Rummenigge theksoi se skuadra e Ronald Koeman ishte plotësisht ekip tjetër pa Lionel Messin, i cili iu bashkua Paris Saint-Germainit në verë.

“Nëse e shikon Barcelonën, mënyrën sesi luajti taktikisht. Pa Messin, (Bayerni) ia nxori shpirtin. Barça po përballet me kohë të vështira”, tha Rummenigge.

“Shitja e tij ishte vendimtare. Liga spanjolle ia ka shënuar gol vetes me të”, shtoi ai.

Barcelona e nisi sezonin e ri në Ligën e Kampionëve të martën për herë të parë në më shumë se një dekadë pa Lionel Messin, i cili i ndihmoi t’i fitojë katër tituj në këtë garë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco