Qan me dënesë, kapiteni Barcelonës nuk përmbahet pas humbjes me Bajernin

Qan me dënesë, kapiteni Barcelonës nuk përmbahet pas humbjes me Bajernin

16:21, 15/09/2021

Për Barcelonën ky sezon nuk është një nga më të mirët.Mungesa e Messit vihet re pasi sulmuesi shpesh u shpëtonte lëkurën në ndeshje si ajo e të martës ndaj Bajernit me ndonjë nga magjitë e tij.

 Por sidomos ka kuptuar se shumë futbollistë përfitonin nga aftësitë e argjentinasit për të rënë në sy dhe me largimin e tij, duket se nuk janë aq magjikë sa mendohej.

 

Një prej tyre është Serxhi Roberto, i zgjedhur edhe si një prej kapitenëve të Barcelonës. Lojtari bëri një ndeshje të tmerrshme për 60 minuta ndaj Bajern Mynih duke gabuar thuajse gjithçka. Tifozët qartësisht nuk ia falën dhe me kalimin e minutave, kishte vërshëllima sa herë ai prekte topin. Në momentin e zëvendësimit, i gjithë stadiumi u mbush me vërshëllima siç ishin dëgjuar rrallëherë, duke treguar se ky futbollist nuk tërhiqte më publikun.

Një skenë që lojtari nuk e priste dhe që padyshim e mërziti. Mediat spanjolle tregojnë se në përfundimin e ndeshjes, lojtari ka shpërthyer në të qara në dhomat e zhveshjeve të Barcelonës, dhe as ngushëllimi nga Buskets e Pike nuk e ka qetësuar për minuta të tërë.

Një situatë e pazakontë te katalanasit, por që thellon edhe më shumë krizën në ekip, ku tashmë kriza financiare duket në plan të dytë në krahasim me krizën sportive që sapo ka filluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco