Crouch i shqetësuar për bastin e Ronaldos: Kam frikë se portofoli im është në rrezik

Crouch i shqetësuar për bastin e Ronaldos: Kam frikë se portofoli im është në rrezik

12:40, 15/09/2021

Kthimi i Cristiano Ronaldos tek Manchester United është një nga temat më të diskutuara në Angli, dhe një nga personat e fundit që shkroi për yllin portugez është ish -sulmuesi i Liverpoolit dhe tani komentator Peter Crouch.

Ish -sulmuesi i Anglisë është një analist në “Daily Mail” dhe në rubrikën e tij zbuloi një bast me një mik pas kthimit të Cristianos në Premier League.

Portugezi u kthye në “Old Trafford” dhe shënoi dy gola në debutimin e tij të dytë, gjë që e shqetësoi shumë Coruch.

"Kur Ronaldo u kthye, vura bast me një mik, tifoz të Manchester United, se Mohamed Salah do shënonte më shumë gola këtë sezon sesa Cristiano. Por pasi pashë debutimin kundër Newcastle, jam i shqetësuar dhe kam frikë se portofoli im është në rrezik ", shkroi Crouch.

Crouch gjithashtu pranoi se ai është simpatizant i Messit kur është fjala për krahasimin me Ronaldon, por paraqitjet e yllit portugez flasin vetë.

"Messi është një dhuratë nga Zoti. Mënyra se si luan është elegancë dhe art, dhe gjithçka që ai bën është gjeniale. Por ne kemi arritur në një pikë ku një burrë tjetër thyen të gjitha rekordet," shkroi Crocuh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco