Ferguson konfirmon ndihmën e dhënë për kthimin e Ronaldo-s në ‘Old Trafford’: Nuk mund ta shihja të luante me City-n

Ferguson konfirmon ndihmën e dhënë për kthimin e Ronaldo-s në ‘Old Trafford’: Nuk mund ta shihja të luante me City-n

23:00, 12/09/2021

Cristiano Ronaldo shkëlqeu në kthimin e tij në “Old Tafford”. Për ndeshjen e tij të parë me Manchester United dymbëdhjetë vjet pasi e la atë për Real Madrid, superylli portugez gëzoi  tifozët e “Djajve të kuq” dy herë në fitoren ndaj Neëcastle, gjë që gjithashtu kënaqi ish -trajnerin e tij Sir Alex Ferguson, i cili pranoi se kishte luajtur një rol në kthimin e CR7, i cili pothuajse nënshkroi me Manchester City.

 

“Jam i emocionuar si gjithë të tjerët. Është një ditë e madhe për Manchester United. Shumë njerëz luajtën një rol (për ta rikthyer) dhe unë kontribuova duke e ditur se Cristiano vërtet donte të vinte këtu. Ishte e rëndësishme. Bëri shumë mirë. Nuk do të thoja se është prekëse, por është emocionuese për mua dhe një lehtësim sepse nuk mund ta imagjinoja që ai të luante për Manchester City, " tha Ferguson në një intervistë me” Viaplay” pak para takimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco