PSG-ja josh një tjetër futbollist, 9 milion euro në sezon për mesfushorin e Milanit

PSG-ja josh një tjetër futbollist, 9 milion euro në sezon për mesfushorin e Milanit

08:40, 07/09/2021

Negociatat e rinovimit mes Milanit dhe mesfushorit Franck Kessie kanë mbetur pezull, megjithatë një tjetër klub kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe po nxiton të rrëmbejë futbollistin nga kuqezinjtë.

Bëhet fjalë për Paris Saint Germain, që është gati të joshë Kessie me një kontratë 5-vjeçare, me pagë prej 9 milionë eurosh në sezon.

Mediat franceze zbulojnë se negociatat mes palëve kanë nisur tashmë,pasi Leonardo ndjek prej kohësh mesfushorin Kessie dhe e vlerëson maksimalisht atë.

Kontrata e Kessie dhe Milanit përfundon verën e ardhshme dhe kuqezinjtë kanë shkuar deri në 6.8 milionë euro pagë në sezon, ndërsa vetë mesfushori pretendon 8 milionë euro neto dhe dy të tjera në formë bonusesh.

Pretendimet ekonomike të Kessie momentalisht mund t’i plotësojë vetëm PSG-ja, ndërsa drejtuesve të Milanit nuk u mbetet tjetër veçse të shpresojnë ta shesin lojtarin në janar, për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco