Iu nënshtrua një operacioni të vështirë,  reagon Pele : Jam mësuar me fitore...

Iu nënshtrua një operacioni të vështirë, reagon Pele : Jam mësuar me fitore...

08:34, 07/09/2021

Legjenda e futbollit  Edson Arantes do Nascismento ishte në rend të ditës për shkak të një operacioni të shtunën, 4 shtator.

Ky informacion u konfirmua dhe ditën e djeshme nga vetë legjenda e futbollit brazilian përmes profilit të tij zyrtar në Instagram.

Postimi u publikua në media sociale pasi zëdhënësi i tij Joe Fraga, konfirmoi se Pele po trajtohej në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo, Brazil.

Sipas spitalit legjenda e futbollit po shëroheh dhe pritet të largohet sot nga kujdesi intesiv.

‘Miqtë e mi ju falendëroj shumë për mesazhet e ngrohta që më keni shkruar. Falendëroj Zotin që ndihem shumë mirë. Të shtunën e kaluar i jam nënshtruar një operacion për të hequr një tumortë dyshimtë në zorrën e trashë, të cilën e konstatuan gjatë kontrolleve rutinë. Për fat të mirë jam mirë, jam mësuar të festoj fitore të mëdha pranë jush. Do të përballem me këtë lojë të re me buzëqeshje në fytyrën, me shumë optimizëm dhe me dashurinë që më rrethon nga familjarët dhe miqve të mi’ shkroi në postim e tij Pele.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pelé (@pele)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco