Nisin Lojërat Olimpike, shënohet skandali i parë i vërtetë

Nisin Lojërat Olimpike, shënohet skandali i parë i vërtetë

09:25, 24/07/2021

BILD

Dje nisën zyrtarisht Lojërat Olimpike, sot u shënua skandali i parë i vërtetë.

Xhudisti algjerian, Fethi Nourine u tërhoq nga gara sepse nuk donte të ndeshej me një izraelit në raundin e dytë.

Nourine dhe trajneri i tij, Amar Benikhlef e shpjeguan vendimin për median algjeriane duke e justifikuar me mbështetjen e tyre politike për Palestinën.

“Ne kemi punuar shumë për Lojërat Olimpike, por kauza e Palestinës është më e madhe se kjo,” tha Nourine.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka reaguar menjëherë dhe ka nisur një hetim kundër Nourine dhe Benikhlef. Të dy janë pezulluar dhe një komision disiplinor do të vendosë për pasojat e mëtejshme.

Kjo sjellje është në kontrast të plotë me filozofinë e xhudos. Ky është një sport i mbështetur te solidariteti, respekti dhe miqësia- çdo formë diskriminimi nuk duhet toleruar.

Komiteti Olimpik i Algjerisë ua ka hequr akreditimin dhe i ka dërguar ata në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco