VIDEO/ Dinamo prezanton logon e re

VIDEO/ Dinamo prezanton logon e re

18:41, 15/06/2021

Dinamo po nis një faqe të re në historinë e saj. Klubi kryeqytetas, pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar, duke lënë pas një periudhë të errët 9-vjeçare në Kategorinë e Parë, po hedh themelet për të një të ardhme të ndritur.

Klubi nga Tirana ka prezantuar logon e re, e konceptuar me një stil modern, duke u bazuar tek elementët historikë që kanë shoqëruar klubin që nga krijimi. Konturi përkufizues i logos dhe dy vijat e bardha janë ndërtuar duke u bazuar në vijat përkufizuese të hartës së Tiranës në vitin 1950, vit i cili përkon me themelimin e klubit. Shkonja “D”, shfaqet e lakuar sipas trajektores së konturit.

Nis kështu rrugëtimi i ri i Dinamos për ndërtimin e një klubi dinjitoz, ashtu sikurse i ka hije historisë së lavdishme të bluve kryeqytetas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco