Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Reali nuk i ndahet Atleticos, 180 minuta shpresë për titullin kampion!

Reali nuk i ndahet Atleticos, 180 minuta shpresë për titullin kampion!

08:47, 14/05/2021

Real Madrid vazhdon të besojë ende tek titulli kampion në La Liga edhe pse shpresat tashmë janë të gjitha te ndalesa e Atletico Madrid në dy javët e fundit.

Skuadra e Zidane ka shkatërruar me rezultatin e thellë 4-1 Granada jashtë fushe. Ndeshja nisi në dishezë me golin e shpejtë të Modric, ndërsa në fund të pjesës së parë dyfishoi Rodrygo.

Në pjesën e dytë, Granada u zgjua me Molina, por Reali reagoi me Odriozola dhe Benzema duke mbyllur llogaritë.

Dy ndeshjet e fundit janë ndaj Bilbao në fushën e këtyre të fundit dhe ndaj Villareal në Valdebebas.

Sakaq, Atletico Madrid luan ndaj Ossasuna dhe Valladolid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco