Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Duel për një vend në arenën e Kampioneve/ Juve - Milan, formacionet  e mundshme

Duel për një vend në arenën e Kampioneve/ Juve - Milan, formacionet e mundshme

12:26, 09/05/2021

Momenti erdhi!  Juventus dhe Milan do të përballen midis tyre mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në “Allianz Stadium”.

Ndeshje vendimtare për të dyja skuadrat, pasi do të përcaktojë fatin e tyre për sezonin e ardhshëm. Ata aktualisht po garojnë me Atalantën dhe Napolin për tre biletat e mbetura në Ligën e Kampionëve.

Kush humbet është (pothuajse) jashtë garës sepse ndeshjet për të luajtur do të bëhen tre dhe do të kishte pak kohë për ta kompensuar. Pirlo dhe Pioli e dinë se përveç Europës luajnë fatet e tyre në këtë takim. Nëse humbasin ata rrezikojnë konfirmimin për sezonin e ardhshëm.

Bardhezinjtë kanë 67 fitore, kundër 50 sukseseve të kuqezinjve dhe 54 barazimeve. Që nga 2011/2012, Juventusi ka mposhtur Milanin 15 herë. Në ndeshjen e parë, më 6 janar në San Siro, erdhi nokauti i parë në kampionat për Milanin e Piolit: 1-3 falë dopietës së Chiesa-s dhe një gol të McKennie.

Juventus vjen i plotë dhe pa dëmtime në këtë takim, ndërsa për Milanin mungon Castillejo dhe Mandzukic është në dyshim.

Formacionet e mundshme:

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Danilo; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Morata, Cristiano Ronaldo. Trajner: Pirlo

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemakers, Brahim Diaz, Calhanoglu; Ibrahimovic. Trajner: Pioli

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco