Lajmi i fundit

EMRAT/ Iu gjet sasi droge në banesë, arrestohet 60-vjeçari në Fier, shpallet në kërkim i biri

Haaland kushton shumë, Man United nis kontaktet për ish-dështimin e Milanit!

Haaland kushton shumë, Man United nis kontaktet për ish-dështimin e Milanit!

18:59, 22/04/2021

Erling Braut Haaland është një nga dëshirat e mëdha të Ole Gunnar Solskjaer për merkaton e verës, por ylli i Borussia Dortmund kërkohet nga shumë klube dhe kushton jashtëzakonisht shtrenjtë.

Kjo është edhe arsyeja që drejtuesit e Man. United kanë përgatitur planin B. Sipas mediave në Angli, “Red Devils” kanë nisur bisedimet me Eintracht Frankfurt për kartonin e Andre Silvas. Portugezi po shkëlqen prej 2 sezonesh në Gjermani, ku është një nga golashënuesit më të mirë, së bashku me Haaland dhe Lewandowski.

Për kartonin e Andre Silvas, Frankfurti kërkon të paktën 40 milionë euro, me United që duket gati ta plotësojë kërkesën e gjermanëve. Sulmuesi portugez ka qenë në të shkuarën pjesë e Milanit, kur u mor nga Porto për 38 milionë euro, por në Itali dështoi. Tani mbase ka ardhur momenti që Andre Silva të tentojë një tjetër ekip të madh, por këtë herë në Angli./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco