‘Nëse nuk kam luajtur, nuk më duhen paratë’: Mandzukic heq dorë nga paga e muajt mars, paratë do të shkojnë për bamirësi

‘Nëse nuk kam luajtur, nuk më duhen paratë’: Mandzukic heq dorë nga paga e muajt mars, paratë do të shkojnë për bamirësi

21:34, 16/04/2021

Gjest për t’u vlerësuar nga Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat ka hequr dorë nga paga e muajt mars tek klubi i Milanit. Vendimi ka ardhur për shkak se 34 vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë me kuqezinjtë për  shkak dëmtimi.

Lajmin e ka dhënë klubi italian, ku bëri të ditur se paga e Mandzukic do të shkoj për "Fondazione Milan", i cili mbështet financiarisht talentet e reja.

Mandzukic ka luajtur vetëm pesë herë për Milanin deri më tani. Ndeshja e fundit ishte kundër Crvena Zvezdës në Ligën e Evropës, ku dëmtoi edhe kofshën e majtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco