Shpërthen ‘TKZ’ pas heqjes së banderolës: Lobi serb në UEFA largoi Adem Jasharin nga stadiumi

Shpërthen ‘TKZ’ pas heqjes së banderolës: Lobi serb në UEFA largoi Adem Jasharin nga stadiumi

18:07, 29/03/2021

Tifogrupi i Kombëtares “Tifozat Kuq e Zi”, përpara zhvillimit te? ndeshjes se? djeshme Shqipe?ri -Angli vendosën te? përgatisnim nje? koreografi me ane? te? se? cile?s donim t’u jepnin zemër kuqezinjve.

“Sytë dhe zemrën te ju”, ishte mesazhi i shkruar në mbështetje të lojtarëve, ndërsa në banderolën e madhe ishin simbolikisht ultrasit me fanellat e Aleksandrit të Madh, Pirros së Epirit, Dedë Gjo Lulit dhe Skënderbeut.

Gjithashtu, “TKZ” kishin vendosur edhe figurën e Adem Jasharit, por UEFA nuk e ka lejuar dhe ndeshja ka nisur pa të.

Ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, “TKZ” e ka cilësuar si ngjarje të shëmtuar heqjen e banerit të Adem Jasharit.

REAGIMI I TKZ-së:

“Pe?rpara zhvillimit te? ndeshjes se? djeshme Shqipe?ri vs Angli vendose?m te? pe?rgatisnim nje? koreografi me ane? te? se? cile?s jo vete?m që donim t’ju jepnim zemër c?unave por edhe të pe?rfaqe?sonim te? gjithe? ata shqiptarë qe? do te? donin te? ishin në krah të Kombe?tares në një kohë kur prezenca fizike nuk ju lejohet.

Me anë të mesazhit “Me syte? dhe zemre?n te ju” u treguam djemve se ishim me ta si ne? c?do ndeshje tjetër.

Po ashtu, bashke? me ke?te? mesazh zgjodhe?m te? “ulnim” ne? shkalle?t e stadiumit pese? heronj te? historise? tone?. Por pasi kjo koreografi u shpalos ne? stadium dhe ne na larguan për arsye sigurie, UEFA kishte nisur ispektimin e koreografise?.

Pas ke?saj morëm vesh nga ekranet që ata kishin vendosur të hiqnin nga pjesa e koreografise? fotografine e Bacës Adem duke e le?ne? te? paplote? koreografine? tone?.

Edhe pse ne nuk ishim në shkallët e stadiumit, ajo që ndodhi ditën e djeshme me fshehjen e Bacës Adem ishte një ngjarje e shëmtuar.

Nuk e dimë ende se cili është arsyetimi apo konkluzioni që UEFA na ndalon ti shpalosim heronjtë tanë kombëtar.

Luftrat kanë mbaruar dhe ne jemi për paqe, por mesa duket lobimi serb ka punuar aq fort në UEFA sa për ta larguar tmerrin e tyre, Adem Jasharin nga stadiumi.

Ai është ende gjallë dhe mes nesh, kështuqë do e keni sërish në çdo ndeshje e stadium, doni apo s’doni ju”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Emri29/03/2021 18:56

Ju Lobin Serb e keni kaptin minister

Shto koment

Denonco