Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Juventus kthehet tek fitorja, mposht thellë Spezia-n

VIDEO/ Juventus kthehet tek fitorja, mposht thellë Spezia-n

22:55, 02/03/2021

Skuadrës së Andrea Pirlo-s nuk i lejohej një gabimi tjetër, pasi ishin 10 pikë prapa liderit, Inter. Bardhezinjtë nuk gabuan pasi fituan me rezultatin e thellë 3-0  ndaj “Shqiponjave”.

Pavarësisht disa rasteve të krijuara, Juve nuk arriti të shënonte në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Bernardeschi veshi kostumin e heroit. Italiani hyri në lojë në të njëjtën kohë me Morata dhe një minutë pasi hynë në fushë erdhi dhe goli i avantazhit.

Frabotta pason për Federico Bernardeschi, i cili arrin në fund të krahut të majtë dhe kroson për spanjollin. Gjithçka e lehtë për Morata-n, një kontroll i gjatë nga VAR për të vlerësuar pozicionin e numrit 33 të Juventusit. Më në fund, goli u dha(1-0, 62). Më pak se dhjetë minuta më vonë, Bernardeschi arrin të depërtojë në zonë, duke pasuar për Chiesan. Goditja e parë e Chiesa pritet nga Provedel, por në të dytën topi përfundon në rrjetë(2-0, 71). Në fund të takimit, Bentancur, i cili përfitoi nga një rrëshqitje e Agoume, dërgoi topin në thellësi për Cristiano Ronaldo, i cili i vetëm përballë portierit, dërgon topin në rrjetë(3-0, 89). Me këtë fitore, Juventus do të shikojë ndeshjet e dy ekipeve të Milanos mbrëmjen e kësaj të mërkure, në heshtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco