Bartomeu do ta kalojë natën në qeli, nuk përgjigjet para hetuesve

Bartomeu do ta kalojë natën në qeli, nuk përgjigjet para hetuesve

22:33, 01/03/2021

Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i Barcelonës i arrestuar sot si pasojë e hetimeve për “Barçagate”, ka vendosur që të mos përgjigjet para hetuesve që kanë kërkuar deponim të tij për çështjet për të cilat është nën hetim.

Mediat spanjolle kanë mësuar se ai është këshilluar nga avokatët që të mos japë asnjë lloj deklarate në pritje të seancës gjyqësore që do të përcaktojë masën ndaj tij.

Mendohet se Bartomeu akuzohet për keqpërdorim fondesh, abuzim dhe korrupsion ndër të tjera, pasi me veprimet e tij ka fshehur aktivitete financiare të klubit nga Bordi, por edhe nga shteti spanjoll.

Ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të hetuesve e kësisoj, pritet që të kalojë natën në komisariatin e policisë, në pritje të masës që do të merrte ndaj tij.

E njëjta situatë edhe për Haume Masferr, shefi i tij i kabinetit, i cili nuk është lënë i lirë.

Kurse ata që vazhdojnë të punojnë aktualisht te Barcelona, Roma Gomez Ponti dhe Oskar Grau, janë lënë të lirë që të kthehen në shtëpitë e tyre për të kaluar natën.

Nuk ka ende një komunikatë të plotë në lidhje me këtë çështje, por policia bëri të ditur se klubi i Barcelonës ishte treguar shumë bashkëpunues, ndërsa hetimi kishte rreth 1 vit që kishte filluar e tashmë ishte në fazën përfundimtare të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco