‘Mbappe dhe Haaland do marrin fronin e Messit e Ronaldos’

‘Mbappe dhe Haaland do marrin fronin e Messit e Ronaldos’

15:45, 25/02/2021

Dimitar Berbatov, ish-bomberi bullgar i Premier League dhe ambasador i “Betfair”, analizoi rezultatet e dobëta të kohëve të fundit, të arritura nga skuadrat spanjolle në garat europiane.

Ai pohon se La Liga nuk mund të konsiderohet në një periudhë krize për shkak të këtyre paraqitjeve.

“Ju nuk mund ta nënvlerësoni futbollin spanjoll për disa humbje. Personalisht mendoj se është rastësi. Në Spanjë ka lojtarë të mëdhenj, që vazhdojnë ende të luajnë. Ka disa emra me mjaft peshë në disa nga këto skuadra, që kanë humbur tani. Unë mendoj se herët a vonë, futbolli spanjoll do të kthehet, sepse ka skuadra të mëdha në atë kampionat”, tha ish-sulmuesi.

Pikërisht ato rezultate të këqija në skuadrat spanjolle, pjesërisht janë shkaktuar nga dy yjet e momentit, Mbappe dhe Haaland.

Berbatov nuk ka dyshim se të dy do të jenë yjet e rinj të futbollit botëror.

“Mbappe dhe Haaland janë tashmë në krye dhe një ditë do ta marrin fronin nga Messi dhe Cristiano Ronaldo. Për mua, Mbappe është numri 1 aktual, në renditjen time për ta fituar “Topin e Artë”, këtë vit. Në këtë zgjedhje mbështetem te mënyra se si ai shënon gola, por edhe vizioni i lojës. Disa mund të thonë se po, ai luan në Francë, por unë mendoj se mund të luajë kudo tjetër dhe të vazhdojë të shkëlqejë.

Haaland është një talent i ndryshëm, por gjithsesi nuk resht së shënuari gola. Ai është një atlet i shkëlqyer, ka aftësi të mëdha. Haaland është i gjatë, i fortë dhe ka një kapacitet të pabesueshëm improvizimi. Është vërtet kënaqësi të shohësh evolucionin e tij”, deklaroi Berbatov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco