Tragjike/ Gjendet i vdekur në liqen babai i portierit të Liverpoolit

Tragjike/ Gjendet i vdekur në liqen babai i portierit të Liverpoolit

08:48, 25/02/2021

Një lajm i trishtueshëm ka tronditur familjen e portierit të Liverpoolit, Alisson Becker.

Babai i tij, Jose Agostinho Becker, ka ndërruar jetë në moshën-57 vjeçare në jug të Brazilit.

Mediat vendase bëjnë me dije se ai është gjetur i vdekur në një liqen pranë shtëpisë së tij.

Lajmi për ndarjen nga jeta të gardianit të Liverpoolit është konfirmuar edhe nga klubi i Sao Paolos nëpërmjet një njoftimi zyrtar në “Twitter”.

“Me shumë keqardhje ekipi i Sao Paulos merr lajmin e trishtuar për vdekjen e Jose Agostinho Becker, babait të portierëve, Alisson dhe Muriel”, shkruhet në njoftimin e klubit brazilian.

Siç raportohet, 57-vjeçari ishte raportuar i zhdukur dhe vetëm pas disa orëve ai u gjet i vdekur në liqen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco