Kupa e Italisë/ Juventus - Spal, ja si rreshtohen skuadrat

Kupa e Italisë/ Juventus - Spal, ja si rreshtohen skuadrat

20:10, 27/01/2021

Në orën 20:45, në “Allianz Stadium” do të luhet sfida mes Juventus dhe Spal, e vlefshme për fazën çerekfinale në Kupën e Italisë.

Edhe pse në letër shihen si favoritë, bardhezinjtë nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj Spal, që ka ditur gjithmonë të surprizojë (jo më kot është në çerekfinale).

Andrea Pirlo konfirmon Kulusevski në sulm, këtë herë përkrah Morata. Nga minuta e parë për bardhezinjtë do të aktivizohet edhe portieri legjendar, Gianluigi Buffon.

Ndërsa për Spal nga minuta e parë do të aktivizohet portieri shqiptar, Etrit Berisha.

Formacionet zyrtare:

Juventus (4-4-2): Buffon; Dragusin, Demiral, De Ligt, Frabotta; Bernardeschi, Fagioli, Rabiot, Ramsey; Kulusevski, Morata. Trajner: Andrea Pirlo.

SPAL (3-4-2-1): Berisha; Ranieri, Vicari, Okoli; Dickmann, Missiroli, Esposito, Sernicola; Brignola, Seck; Floccari. Trajner: Pasquale Marino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco