VIDEO/ Juventus vuan deri në fund, por ia del të kualifikohet në çerekfinale

VIDEO/ Juventus vuan deri në fund, por ia del të kualifikohet në çerekfinale

23:22, 13/01/2021

Juventus ka arritur që të kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Bardhezinjtë e drejtuar nga Andrea Pirlo fituan me shumë vështirësi 3-2 ndaj skuadrës së Genoa-s, pas 120 minutave lojë.

Juve e pa veten në avantazh të dyfishtë, falë golave të Kulusevskit (2) dhe Morata-s (23), por kuqeblutë arritën të reagonin, duke barazuar shifrat, me anë të Czyborra (28) dhe Melegoni (75).

Me këtë rezultat u mbyllën 90 minutat e sfidës, por në shtesë, Juventusi u tregua më i saktë, duke shënuar me Rafian në minutën e 103’, i cili bëri debutimin dhe i siguroi skuadrës së tij kalimin në çerekfinale të Kupës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco