Bierhoff beson tek suksesi: Milani ka uri për të fituar trofe!

Bierhoff beson tek suksesi: Milani ka uri për të fituar trofe!

19:05, 12/01/2021

Vendi i parë në Serie A po tregon një formë fantastike të Milanit këtë sezon.

Gjatë një interviste për La Gazzetta dello Sport, ish-sulmuesi gjerman i kuqezinjve, Oliver Bierhoff beson se Milani mund të fitojë “Scudetton”.

Bierhoff gjithashtu nuk kurseu elozhet ndaj Piolit i cili ka ndërtuar një skuadër frymëzuese.

“Të mëdhatë e Europës kanë vështirësi edhe ne aspektin mendor në këtë sezon të pazakontë, ndërsa Milan më duket se bashkohet para pengesave, duke kaluar momentet më delikate”, ka thënë Bierhoff.

“Ka një mentalitet shumë të mirë në skuadrën kuqezi. Duket nga mënyra si sillen lojtarët në fushë dhe nga shprehjet në fytyrat e tyre. Gjithashtu, ata argëtohen dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

“Milan nuk fiton prej dhjetë vitesh, por tani duket se ka gjetur përsëri një uri që mungonte prej disa kohësh. Grupi funksionon, kryesisht falë euforisë dhe entuziazmit”.

“Pioli e ka bërë ekipin të besojë se asgjë nuk është e pamundur dhe se momenti duhet shfrytëzuar. Milan duhet të vazhdojë në këtë rrugë, pa hequr dorë në asnjë moment”, përfundoi Bierhoff.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco