Sulmuesi i Partizanit infektohet me COVID-19 pak ditë para derbit me Tiranën

Sulmuesi i Partizanit infektohet me COVID-19 pak ditë para derbit me Tiranën

08:36, 01/12/2020

Sulmuesi i Partizanit, Brian Braun, është i prekur nga virusi famëkeq, “COVID-19”.

27-vjeçari u aktivizua për herë të fundit me “demat e kuq” në takimin e Kupës së Shqipërisë përballë Apolonisë, ku shënoi golin e vetëm të fitores për Partizanin.

Braun më pas nuk është stërvitur me skuadrën, pasi është futur menjëherë në karantinë, për shkak se ka rezultuar pozitiv.

Image

Sipas “Panorama Sport”, sulmuesi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe prej disa ditësh ka shmangur kontaktet.

Këtë sezon Braun nuk është aktivizuar asnjë minutë në Superiore, duke luajtur vetëm në dy ndeshjet e Kupës, aty ku gjeti dhe golin e vetëm personal të këtij edicioni futbollistik.

Braun me shumë gjasa do të mungojë edhe në ndeshjen derbi kundër Tiranës, çka do të thotë se “debutimi” i tij në Superiore këtë sezon, do të shtyhet edhe më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco