Ibra: Gjërat po shkojnë mirë, çdo ndeshje është si një finale

Ibra: Gjërat po shkojnë mirë, çdo ndeshje është si një finale

15:09, 01/11/2020

Zlatan Ibrahimovic , autor i golit që i dha Milanin fitoren ndaj Udineses, foli për DAZN në fund të ndeshjes në “Dacia Arena”: “Ishte një gol i bukur, por fitorja e ekipit vlen më shumë. Ishte një ndeshje e vështirë, ne treguam se ne punojmë, vuajmë dhe i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Ne jemi një prej skuadrave më të reja në Evropë, edhe pse unë e rris moshën mesatare të saj, por ata më bëjnë të ndihem i ri. Ata janë shumë të uritur, të etur dhe asnjëherë të kënaqur në lojë apo stërvitje. Unë e marr mbi supe presionin dhe përgjegjësinë, ata nuk kanë nevojë ta ndiejnë atë.

Çfarë mund ta ndalojë këtë Milan?

"Gjërat po shkojnë mirë, çdo ndeshje është një finale për ne, më pas mund të sa larg mund ta shtyjmë veten. Kampionati sapo ka filluar, ne jemi në gjendje të mirë nga pikëpamja individuale, por edhe nga ana kolektive: Unë shpresoj që situata të kthehet në normalitet sa më shpejt, me tifozët në tribuna, ata e meritojnë ta shohin Milanin, duke luajtur për ta. Shpresoj t'i shoh përsëri sa më shpejt të jetë e mundur në tribuna për të përjetuar këtë aventurë me ne”, përfundoi Ibra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco