Inter i përgatit rinovimin, por Martinez ka dy kërkesa

Inter i përgatit rinovimin, por Martinez ka dy kërkesa

09:53, 01/11/2020

Ndryshe nga sezoni i kaluar, ku ishte një nga lojtarët më të dalluar, Lautaro Martinez këtë sezon nuk po kalon momente të mira te skuadra e Interit.

Çdo futbollist e kalon një periudhë jo të mirë në karrirë dhe drejtuesit e klubit zikaltër e dinë më së miri këtë, prandaj i kanë përgatitur sulmuesit argjentinas rinovimin e kontratës.

Lautaro është ende i ri dhe ka treguar se ka cilësi për t’u bërë lojtari i madhe dhe për këtë arsye Inter e ka përqendruar projektin tek ai.

Mirëpo, sipas asaj që shkruan “La Gazetta dello Sport”, sulmuesi ka dy kërkesa në drejtim të klubit për të pranuar rinovimin. Luataro kërkon dyfishim të pagës së tij si dhe të hiqet nga kontrata klauzola e largimit prej 111 milionë eurosh. Në rast plotësimi të këtyre dy kërkesave, atëherë 23-vjeçari do të pranonte të hidhte firmën për rinovimin e kontratës menjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco