Interi ‘dramatik’ deri në minutën e fundit, shpëton nga humbja përballë Parmës

Interi ‘dramatik’ deri në minutën e fundit, shpëton nga humbja përballë Parmës

20:20, 31/10/2020

Interi është ndalur në barazim në duelin ndaj Parmës.

Të besuarit e Antonio Contes nuk kanë marrë më shumë se një barazim 2-2 në sfidën e zhvilluar në “Giuseppe Meazza” e vlefshme për javën e 6-të në Serie A.

‘Zikaltrit’ gjetën veten në disavantazh 0-2 pas dy golave të Gervinhos në minutat 46’ dhe 62’. Brozovic ngushtoi diferencën në 1-2 në minutën e 64’, kurse Ivan Perisic barazoi në 2-2 në minutën e 92’.

Pas këtij barazimi, Inter pozicionohet në vendin e 5-të me 11 pikë të grumbulluara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco