Ronaldo do të dalë nga izolimi, CR7-ta ende pozitiv por...

Ronaldo do të dalë nga izolimi, CR7-ta ende pozitiv por...

11:32, 30/10/2020

Cristiano Ronaldo brenda tri ditësh do t’i japë fund izolimit pasi ai nuk ka asnjë simptomë të Covid-19.

Sipas Tuttosport, protokolli i miratuar nga komiteti teknik-shkencor në Itali lejon që njerëzit asimptomatikë me një ngarkesë të ulët virale të lënë vetë-izolimin pas 21 ditësh pasi është e pamundur që ata të infektojnë njerëz të tjerë.

Sulmuesi i Juventusit, megjithatë, nuk lejohet të luajë ende derisa testi të rezultojë negativ. 35-vjeçari mund të kthehet në stërvitje të martën, sipas raportit, edhe nëse protokolli i UEFA nuk mund ta lejojë atë të stërvitet me pjesën tjetër të grupit.

Juventus pritet të përballet me Spezia të dielën dhe Ferencvaros në Ligën e Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco