Messit i rikthehet buzëqeshja, ndyshimi nga 'El Clasico te Juventus

Messit i rikthehet buzëqeshja, ndyshimi nga 'El Clasico te Juventus

17:13, 29/10/2020

Ndryshe nga ndeshja me Real Madrid që vetëm shëtiste në fushë, Lionel Messi zhvilloi një paraqitje fantastike ditën e djeshme me Barcelonën në fitoren 2-0 ndaj Juventus në Ligën e Kampioneve.

Sulmuesi argjentinas padyshim ishte njeriu i ndeshjes në këtë takim, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist. Messi ishte fantastik me topin dhe ishte lojtari më krijues te blaugranët. Por jo vetëm kaq, në 90 minuta lojë, “Pleshti” gaboi vetëm katër pasime për shokët e skuadrës.

Ky ndryshim 360 gradë i Messit brenda pak ditësh lidhet padyshim me lëvizjet në klub. Dorëheqja e Josep Maria Bartomeut i ka rikthyer buzëqeshjen sulmuesit 32 vjeçar, duke i rindezur dëshirën për të dhënë më të mirën për Barcelonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco