Gattuso i shqetësuar për sfidën me Alkmar: Mos na ndodhë si me Genoan

Gattuso i shqetësuar për sfidën me Alkmar: Mos na ndodhë si me Genoan

15:14, 21/10/2020

Napoli do të përballet ditën e nesërme në kuadër të Ligës së Europës, ku do të presë në shtëpi holandezët e AZ Alkmar.

Në radhët e kundërshtarëve ka shumë futbollistë të infektuar me Koronavirus, ndaj edhe ndeshja mbetet në dyshim deri në momentin e fundit.

Ndërkohë, në konferencën për shtyp edhe trajneri Genaro Gattuso është shprehur se ndjehet i shqetësuar dhe ka merak se mos përsëritet skenari si në ndeshjen me Genoan, ku më pas pati të infektuar në radhët e napolitanëve.

Ne hedhim në fushë gjithnjë skuadrën më të mirë. Shpresojmë të mos humbasim futbollistë të tjerë si pasojë e COVID-19. Ka ndrojtje për këtë takim, ka shqetësim sepse e pamë se çfarë ndodhi me Genoan. Por, në këtë moment futbolli po humbet shumë dhe është detyrë e jona ta çojmë përpara. Pastaj është normale të ketë shqetësim”, u shpreh Gattuso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco