‘Signal Iduna Park’ hap dyert, Dortmund-Schalke luhet me numër të limituar tifozësh

‘Signal Iduna Park’ hap dyert, Dortmund-Schalke luhet me numër të limituar tifozësh

22:14, 19/10/2020

Tifozët e Dortmund do të mund të marrin pjesë në ndeshjen që skuadra e tyre e luan kundër Schalke 04.

Por, për fat të keq, vetëm 300 tifozë do të lejohen që të futen në tribunat e stadiumit, sipas njoftimit nga faqja zyrtare e Dortmundit.

“Departamenti i Shëndetësisë nuk mund të aprovonte kërkesën për një numër më të madh të tifozëve, për shkak të rrezikut nga Covid-19”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit.

"Signal Iduna Park" është një nga stadiumet më të flakta në Evropë. Tifozët po i mungojnë prej disa kohësh shkallëve të stadiumit dhe ekipit të Dortmundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco