Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Mesfushori i Shkëndijës i shënoi supergol Tottenhamit: Do ta kujtoj gjithë jetën

VIDEO/ Mesfushori i Shkëndijës i shënoi supergol Tottenhamit: Do ta kujtoj gjithë jetën

12:10, 25/09/2020

Ish-mesfushori i Skënderbeut, Valmir Nafiu, dhuroi spektakël në ndeshjen e djeshme ndaj Tottenhamit.

Lojtari i Shkëndijës shënoi një gol spektakolar në pjesën e dytë.

“Do ta kujtoj gjithë jetën këtë supergol. Jam krenar që kam bërë të lumtur familjen”, ka thënë fillimisht Nafiu gjatë një prononcimi për “SuperSport”.

“Patëm edhe shans për ta bërë 1-2, por nuk e deshi fati. Pastaj përballë kishim Tottenhamin dhe vetvetiu u mbrojtëm, por u ndëshkuam sërish. U ndjeva shumë mirë në fushë, edhe pse përballë kishim yje të nivelit botëror. Karriera ime dikur ka qenë në nivele më të larta, por u dëmtova dhe u desh të kthehesha sërish te Shkëndija”, deklaroi fantazisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco